Messi kthehet në Argjentinë para ndeshjeve të Kupës së Botës
M

Messi kthehet në Argjentinë para ndeshjeve të Kupës së Botës

Lionel Messi do ta veshë përsëri fanellën e Argjentinës për dy ndeshje me ekipin kombëtar në 10 ditët e ardhshme, përpara se të udhëheqë Inter Miamin në Kupën e Botës për Klube të FIFA-s, transmeton AutoPortali.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë mbërriti në Argjentinë të hënën në mëngjes për t’u ribashkuar me kampionët aktual të Kupës së Botës, për ndeshjet kualifikuese për turneun e vitit 2026.

“Mirëmëngjes, kapiten” ishte mbishkrimi i fotografisë së Messit duke mbërritur në selinë e Argjentinës.

Argjentina do të përballet me Kilin më 5 qershor, më pas pret Kolumbinë./AutoPortali/

TË FUNDIT