Messi u largua nga fusha pa paralajmërim, Scaloni: Nuk duhej të dilte, më pas ma shpjegoi arsyen
M

Messi u largua nga fusha pa paralajmërim, Scaloni: Nuk duhej të dilte, më pas ma shpjegoi arsyen

Argjentina barazoi 1:1 me Kolumbinë në përballjen kualifikuese për Botërorin 2026, e zhvilluar në “Monumental”, në një ndeshje me intensitet të lartë dhe duele të ashpra.

Pas takimit, trajneri Lionel Scaloni sqaroi largimin e papritur të Lionel Messit në minutën e 78-të. “Kur pa se po bëheshin dy zëvendësime, më tha se do të ishte më mirë të dilte. Në të kundërtën, nuk do ta largonim,” tha Scaloni, duke shtuar se synimi ishte ta ruanin nga një lëndim, transmeton AutoPortali.

Pavarësisht daljes së hershme, marrëdhënia mes Messit dhe trajnerit mbetet e fortë – të dy kanë ndarë fushën si lojtarë dhe më vonë fituan Kupën e Botës 2022 si pjesë e së njëjtës skuadër.

Në përfundim të ndeshjes, Messi u pa duke biseduar me James Rodriguez, të cilit i kërkoi sqarim për komentet që ky i fundit kishte bërë lidhur me gjykimin në finalen e Copa America 2024, ku Argjentina kishte triumfuar ndaj Kolumbisë.

TË FUNDIT