Messi zbulon të ardhmen e tij
M

Messi zbulon të ardhmen e tij

Në rastin e 125 përvjetorin të klubit të Barcelonës, Lionel Messi ka folur për shumë tema të ndryshme që prekin ish-klubin e tij.

Ndër to, sulmuesi foli edhe për jetën e tij në Barcelonë gjatë periudhës sa ishte pjesë e klubit.

Ai u shpreh se synimi i tij është të jetojë në Barcelonë pasi është shtëpi tij, teksa pohoi se ndihet katalanas.

“Ideja ime është të jetoj në Barcelonë, është shtëpia ime. Edhe pasi u larguam, ideja e kthimit mbeti gjithmonë në mendjen tonë”, është shprehur Messi.

“Ndihem katalanas, më mungon shumë Barcelona. Synimi ynë është të kthehemi të jetojmë atje, sepse është shtëpia jonë”, vazhdoi ai.

Messi ka pohuar kohë më parë se një ditë do të rikthehet në klubin e fëmijërisë së tij te Barcelona, edhe pse jo si trajner, sipas dëshirës së tij mjafton të jetë pjesë e klubit dhe të jetë në dispozicion që të kontribuojë për klubin e tij.

 

TË FUNDIT