Miami e Dallas një hap më afër çerekfinales
M

Miami e Dallas një hap më afër çerekfinales

Janë luajtur dy ndeshjet e radhës së fazës play in në NBA, që do të përcaktojnë skuadrat e fundit çerekfinaliste.

Në Konferencën e Lindjes, Miami fitoi 109-90 në fushën e Chicagos. Ndeshje e komanduar nga mysafirët, ku u dallua Tyler Herro, protagonist me 38 pikë. Në ndeshjen e fundit të kësaj faze në këtë Konferencë, Miami do të luajë ndaj Atlantas.

Në Konferencën e Perëndimit, Dallas mundi 120-106 Sacramenton, në një duel pa shumë histori. Anthony Davis me 27 pikë e Klay Thompson me 23 pikë u dalluan për mysafirët.

Në sfidën që do të përcaktojë ekipin e fundit çerekfinalist në Perëndim, Dallas do të luajë ndaj Memphis.

Konferenca e Lindjes-Çerekfinale
(1) Cleveland – Play in
(2) Boston – (7) Orlando
(3) New York – (6) Detroit
(4) Indiana – (5) Milwaukee

Konferenca e Lindjes-Play in
(7) Orlando – (8) Atlanta, 120-95
(9) Chicago – (10) Miami, 90-109
(8) Atlanta – (10) Miami

Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale
(1) Oklahoma – Play in
(2) Houston – (7) Golden State
(3) Lakers – (6) Minnesota
(4) Denver – (5) Clippers

Konferenca e Perëndimit-Play in
(7) Golden State – (8) Memphis, 121-116
(9) Sacramento – (10) Dallas, 106-120
(8) Memphis – (10) Dallas

TË FUNDIT