Miami kthehet te fitorja dhe siguron play-off-in
M

Miami kthehet te fitorja dhe siguron play-off-in

Miami ka fituar ndaj Philadelphias me rezultat 117-105, duke u rikthyer te fitorja e njëherësh duke siguruar edhe kualifikimin në play out. Vendimtar ishin basketbollistët që u inkuadruan nga bankina, nga të cilët u shënuan 46 pikë, ndërsa 58 pikët e dyshes Walker-Grimes për mysafirët mbetën për statistikë.

Pa probleme fitoi Sacramento që mundi në udhëtim Detroitin me shifrat 127-117. Tjetër ndeshje e mirë e Zach LaVine, që realizoi 43 pikë për mysafirët, mbështetur edhe nga Sabonis me “triple double” (19 pikë, 15 kërcime e 10 asistime).

Ajo që bie në sy është fakti se në Konferencën e Lindjes janë përcaktuar ekipet që avancojnë më tej. Ndërkohë që, zyrtarisht janë eliminuar nga gara për titull Toronto, Brooklyn,  Philadelphia, Charlotte dhe Washington.

Më e fortë beteja në Perëndim, ku të eliminuara janë Portland, San Antonio, New Orleans e Utah Jazz. Beteja vazhdon si për një vend direkt në fazën play off ashtu dhe për një vend në play out, ku luajnë ekipet e vendeve 7-10.

TË FUNDIT