Michael Schumacher – e vërteta dhe thashethemet rreth gjendjes së ish-kampionit
M

Michael Schumacher – e vërteta dhe thashethemet rreth gjendjes së ish-kampionit

Michael Schumacher nuk është parë në publik që nga aksidenti i rëndë me ski në dhjetor të vitit 2013. Që atëherë, ai trajtohet në shtëpi në Zvicër me kujdes mjekësor 24 orësh, ndërsa vetëm pak persona të afërt lejohen ta vizitojnë. Informacioni për gjendjen e tij ka qenë i rrallë dhe shpesh i pasaktë, ndërsa familja, sidomos bashkëshortja Corina, ka insistuar në ruajtjen e privatësisë.

Së fundmi, Flavio Briatore tha se komunikon shpesh me Corinan dhe se e kujton Schumacherin si dikur, ndërsa ish-bashkëshortja e tij deklaroi se Schumacher “nuk flet, por komunikon me sy”, dhe se vetëm tre persona lejohen ta takojnë.

Lajmet se ai mori pjesë në dasmën e vajzës së tij në Majorka u hodhën poshtë si të pavërteta. Ndërkohë, ai ka vendosur inicialet “MS” në një helmetë për një fushatë kundër demencës, me ndihmën e bashkëshortes.

Ish-shefi i Ferrarit, Jean Todt, është një nga miqtë më të afërt të familjes. Ai e viziton rregullisht dhe ka treguar se ndonëse Michael nuk është më ai që ishte, familja kujdeset për të me dashuri dhe përkushtim. Në një rrëfim të sinqertë, Todt tha: “Ai është ndryshe tani, por është ende pjesë e jetës sime”.

Corina, në dokumentarin e Netflix “Schumacher”, tha: “Micael është këtu. Ndryshe, por është këtu. Bëjmë gjithçka që të ndihet mirë dhe të ndjejë dashurinë e familjes”.

 

TË FUNDIT