Mick Schumacher, djali i kampionit të shtatëfishtë në Formula 1, Michael Schumacher, mund të kthehet në garat e këtij sporti në vitin 2026 me ekipin e ri amerikan, Cadillac.
Sipas raporteve, ai ka zhvilluar bisedime të fshehta me drejtues të ekipit gjatë Çmimit të Madh të Majamit.
Cadillac, i mbështetur nga General Motors, do të bëhet skuadra e 11-të në Formula 1 dhe planifikon të debutojë në vitin 2026.



