Milan me ofertë zyrtare për Ardon Jasharin
M

Milan me ofertë zyrtare për Ardon Jasharin

Milani ka bërë një ofertë zyrtare prej 27 milionë euro + 3 milionë bonuse për mesfushorin me prejardhje kosovare që luan për Kombëtaren e Zvicrës.

Ardon Jashari, aktualisht pjesë e Club Brugge, ndërsa lajmin e interesimit të skuadrës italiane e ka konfirmuar Sky Sport Suisse, sipas të cilit Jashari është i interesuar për transferimin te “Rossonerët”, por klubi belg kërkon të paktën 40 milionë euro, përcjell AutoPortali.

Jashari u shpall lojtari më i mirë i sezonit në Superligën e Belgjikës dhe është bërë prioritet për trajnerin Massimiliano Allegri në këtë afat kalimtar.

Drejtori sportiv i ri i Milanit, Igli Tare, po synon të ndërtojë një mesfushë ballkanase, me emra si Modric, Xhaka dhe Jashari, pjesë e një projekti për të ringritur klubin pas një sezoni zhgënjyes.

Mbetet për t’u parë nëse Club Brugge do ta pranojë ofertën e Milanit dhe nëse plani ambicioz i Tares do të konkretizohet. /AutoPortali

 

TË FUNDIT