Oleksandr Zinchenko mund të transferohet te Milan gjatë kësaj vere, sipas një raportimi nga La Gazzetta dello Sport.
Përfaqësues të klubit italian janë takuar në Londër me drejtuesit e Arsenalit për të diskutuar mbi kalimin e tij dhe të Jakub Kiwio, transmeton AutoPortali.
Trajneri i sapoemëruar, Massimiliano Allegri, synon të forcojë mbrojtjen pas një tjetër sezoni me mbi 40 gola të pësuar. Zinchenko shihet si zëvendësues i mundshëm për Theo Hernandez, në rast largimi të francezit.
Transferimi i mbrojtësit ukrainas mund të mbyllet për më pak se 15 milionë euro, ndërsa Milani po kërkon të shpërndajë pagën prej 5 milionë eurosh në disa sezone për të lehtësuar marrëveshjen.



