Milwaukee ka zhgënjyer sërish, duke u mundur 111-105 në fushën e saj nga Brooklyn. Johnson me 29 pikë ishte vendimtar për mysafirët, ndërkohë që për Bucks u ndje mungesa e Antetokounmpo.
Oklahoma vijon të jetë lidere në Perëndim, duke fituar 120-114 në fushën e Indianas. Alexander Shai me 45 pikë mbetet lider për Thunder.
Në udhëtim fitoi edhe Houston, që mundi 128-111 New Orleans. Jalen Green me 30 pikë ishte më i miri në fushë.
Ndeshje spektakolare për Memphis, që fitoi 155-126 ndaj Torontos, duke vendosur rekodin sezonal të pikëve të realizuara nga një ekip në një takim. Tetë lojtarë të Memphis realizuan mbi 11 pikë.
Fitore të madhe korri edhe Atlanta, që mundi 141-133 Chicago, sfidë ku Jalen Johnson realizoi 30 pikë e 15 kërcime. Ndërsa Miami fitoi 89-88 në sekondën e fundit ndaj Orlandos, ndeshje ku u dallua Tyler Herro me 20 pikë.
Rezultatet:
Indiana – Oklahoma 114 – 120
Orlando – Miami 88-89
Washington – Charlotte 113-110
Atlanta – Chicago 141-133
Memphis – Toronto 155-126
Milwaukee – Brooklyn 105-111
New Orleans – Houston 111-128
Portland – Utah Jazz 122-120
Sacramento – Detroit 113-114



