Minnesota barazon serinë me Golden State
M

Minnesota barazon serinë me Golden State

Vetëm një ndeshje e luajtur në NBA në mbrëmjen e kaluar.  Minnesota fitoi 117-93 ndaj Golden State, duke barazuar 1-1 serinë e ndeshje gjysmëfinale mes dy ekipeve në Konferencën e Perëndimit.

Ndryshe nga sfida e parë, këtë herë në fushë dominoi skuadra vendase, që pati epërsi gjatë gjithë kohës.

Mungesa e Stephen Curry u ndje te skuadra e Golden State, ndërkohë që për Minnesota u dallua Julius Randle me 24 pikë, mbështetur nga Edwards e Walker me nga 20 pikë secili.

Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale
Cleveland – Indiana (0-2)
Boston – New York (0-2)

Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale
Oklahoma – Denver (1-1)
Minnesota – Golden State 117-93 (1-1)

TË FUNDIT