Luka Modric shijoi vetura luksoze BMW gjatë aventurës së tij te Real Madridi. Në vitet e fundit në kryeqytetin spanjoll, kroati përdori dy modele të veçanta: BMW iX M60, me 619 kuaj fuqi dhe vlerë rreth 140.000 euro, si dhe BMW XM, me 653 kuaj fuqi, që kushton rreth 180.000 euro.
Megjithatë, këto vetura ishin pjesë e marrëveshjes së sponsorizimit mes Real Madridit dhe BMW-së dhe nuk bëheshin pronë e futbollistëve. Ato u jepeshin lojtarëve për përdorim për rreth një vit, para se t’i ktheheshin prodhuesit.
Pas 13 vitesh te Real Madridi, gjashtë trofeve të Ligës së Kampionëve dhe largimit në vitin 2025, Modricit iu desh të kthente çelësat e BMW XM, veturës së tij të fundit zyrtare në Madrid.
Por kroati nuk mbeti pa një BMW luksoze. Meqë kompania gjermane sponsorizon edhe Milanin, klubin ku u transferua pas largimit nga Madridi, Modric tashmë drejton modelin BMW X7.



