WRC 2027 mund të ketë ndryshime interesante
W

WRC 2027 mund të ketë ndryshime interesante

Komisioni i WRC-së ka propozuar krijimin e kategorisë së re FIA WRC1 për sezonin 2027, e cila do të përfshijë vetëm pilotët që garojnë me vetura Rally1 dhe Rally1 Kit Cars. Pilotët me vetura Rally2 dhe Rally3 do të vazhdojnë të garojnë për titujt e kategorive të tyre.

Propozimi parasheh që pikët e Super Sunday t’u ndahen vetëm ekipeve Rally1.

Ndryshime janë propozuar edhe në renditjen e nisjes, ku në garat me etapa të enjten mbi 10% të distancës totale, renditja e pilotëve Priority 1 për të premten do të jetë e përmbysur.

Gjithashtu, parashihen kufizime të reja për testimet: pilotët elitë do të kenë deri në 10 ditë testimi në vit, ndërsa pilotët joelitë deri në 20 ditë.

Të gjitha këto ndryshime presin miratimin përfundimtar nga FIA.

TË FUNDIT