Pas Çmimit të Madh të Emilia Romanjës, Kampionati Botëror në Formula 1 do të zhvendoset këtë fundjavë në Montekarlo për ndalesën e tetë të sezonit.
Të enjten si zakonisht, eventi do të hapet me konferencën për shtyp të pilotëve, ndërsa e premtja do të rezervojë dy seanca të provave të lira.
Kështu, sesioni i parë do të nisë në orën 13:30, ndërsa në orën 15:00 do të jetë radha për sesionin e dytë. Mesdita e së shtunës në orën 12:30 do t’i shohë njëvendëshet në pistë për sesionin e tretë të provave të lira, ndërsa në orën 16:00 do të jetë momenti për startin e provave kualifikuese, të cilat do të përcaktojnë edhe radhën e nisjes së garës.
Çmimi i Madh i Montekarlos do të startojë të dielën në orën 16:00. Për sa i përket renditjes së pilotëve, Oscar Piastri kryeson me 146 pikë, ndjekur nga Lando Norris me 133 dhe Max Verstappen me 124.



