Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se dita e sotme do të karakterizohet nga mot i kthjellët me periudha me diell dhe vranësira të pakta. Megjithatë, gjatë ditës pritet dendësim i vranësirave që mund të sjellin reshje të izoluara shiu.
Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 14 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 25 deri në 27 gradë. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 5 metra për sekondë, shkruan AutoPortali.
Qytetarët këshillohen të kenë parasysh mundësinë e reshjeve, sidomos në orët e pasdites.



