Real Madrid pritet të shesë të paktën një lojtar nga ekipi i parë, pasi ka arritur kufirin prej 25 futbollistësh.
Me afrimet e fundit si Dean Huijsen, Trent Alexander-Arnold, Franco Mastantuono dhe Alvaro Carreras, klubi nuk mund të bëjë më transferime pa ndonjë largim paraprak.
Lojtarët që mund të largohen përfshijnë Rodrygo Goes, Ferland Mendy dhe David Alaba, ndërsa e ardhmja e Dani Ceballos dhe Endrick Felipe është gjithashtu në dyshim, transmeton AutoPortali.
Sipas mediave spanjolle për Brahim Diaz ka pasur interesim nga Fenerbahce, me Jose Mourinhon që thuhet se e kërkon personalisht, por lojtari duket se do të qëndrojë në Madrid.
Brahim ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës dhe zyrtarizimi pritet së shpejti edhe pse do të ketë konkurrencë më të madhe për minuta për shkak të ardhjes së Mastantuono dhe aktivizimit më të shpeshtë të Arda Guler, Diaz ka qenë i vlefshëm për klubin që nga kthimi nga Milani dhe nuk pritet të largohet. /AutoPortali



