Mourinho sërish me gjest të shëmtuar (VIDEO)
M

Mourinho sërish me gjest të shëmtuar (VIDEO)

Jose Mourinho ishte protagonist i një skene të shëmtuar në fund të derbit Fenerbahce-Galatasaray, të cilin miqtë e fituan 2-1, në çerekfinalet e Kupës së Turqisë.

Kur lojtarët dhe stafi teknik i Galatasarayt u drejtuan drejt sektorit të tifozëve të tyre, dhe pavarësisht një kordon të madh sigurie tashmë të vendosur në fushë, trajneri portugez i kapi hundën Okan Burukut, trajner i Galatasarayt, i cili menjëherë u rrëzua në tokë duke vënë duart në fytyrë, si një futbollist pas një faulli.

Pasi u ngrit, trajneri i Galatasarayt kërkoi Mourinhon, i zemëruar, por u qetësua nga lojtarët e tij dhe më pas vazhdoi ecjen normalisht drejt qendrës së fushës.

Ky ishte një tjetër episod polemik mes trajnerit portugez dhe disa figurave të Galatasarayt, duke përfshirë lojtarë, presidentin dhe natyrisht Okan Burukun.

Nuk është hera e parë që Mourinho bën një veprim të tillë kundër trajnerëve kundërshtarë. Në kujtesë mbetet momenti kur ai i vendosi gishtin në sy Tito Vilanovas, ndihmës i Pep Guardiolas në vitin 2011, gjatë një prej klasikëve të nxehta mes Real Madridit dhe Barcelonës, në një përplasje që përfshiu të dyja skuadrat. Ky ishte një incident për të cilin portugezi më vonë shprehu keqardhje

https://twitter.com/i/status/1907524909758140519

TË FUNDIT