Mourinho tregon cili futbollist ia “thinji” flokët
M

Mourinho tregon cili futbollist ia “thinji” flokët

Jose Mourinho tregon kohë pas kohe histori të ndryshme nga karriera e tij si trajner.

“Special One” shpesh di të jetë komik me ngjarjet që i tregon dhe një e tillë është edhe ajo që e ka zbuluar e që lidhet me ish-futbollistin francez, Lassana Diarra.

“Unë kam qenë trajner i Lassana Diarras te Real Madridi dhe te Chelsea. Krejt këta flokë të thinjura në kokën time janë për shkak të Lassana Diarras dhe menaxherit të tij”, ka thënë Mourinho.

“Nëse ai luante 90 minuta dhe kishte paraqitje të mirë, menaxheri i tij vinte të nesërmen duke kërkuar kontratë të re dhe rritje të rrogës. Nëse lojtari përfundonte në bankinë dhe nuk luante, menaxheri vinte të hënën në mëngjes dhe kërkonte takim sepse Lassana Diarra dëshironte të largohej”, tregon Moirunho.

TË FUNDIT