Moyes me deklaratë të papritur për Brojën
M

Moyes me deklaratë të papritur për Brojën

Armando Broja, sulmues shqiptar i Evertonit i huazuar nga Chelsea, pritet të mungojë për 10-12 javë për shkak të një dëmtimi në ligamentet e kyçit të këmbës.

Trajneri i Evertonit, David Moyes, ka deklaruar se Broja mund të kthehet te klubi i tij, Chelsea, për shkak të dëmtimit.

Gjatë ndeshjes së rrethit të tretë të FA Cup kundër Peterborough United, më 9 janar, Broja pësoi një dëmtim pas një dueli me mbrojtësin e Peterborough, Emmanuel Fernandez.

Sulmuesi, i cili kishte hyrë në lojë si zëvendësues, duket se ndjeu dhimbje të madhe dhe iu dha oksigjen në fushë para se të largohej me barelë dhe të zëvendësohej nga Jesper Lindstrom.

Pas disa skanimeve, është konfirmuar se Broja do të qëndrojë jashtë për një kohë të gjatë, një goditje për Moyes, i cili u emërua kohët e fundit si trajner i Evertonit për herë të dytë. Pas humbjes 1-0 të Evertonit kundër Aston Villës, të mërkurën, Moyes tha se koha e rikuperimit të dëmtimit mund të nënkuptojë se Broja do të kthehet në ‘Stamford Bridge’.

“Mendojmë se do të mungojë për rreth 10-12 javë”, tha Moyes. “Është dëmtim i ligamenteve të kyçit të këmbës. Ka shumë mundësi që të kthehet te Chelsea”.

TË FUNDIT