Muric dënohet rëndë për shkelje në trafik
M

Muric dënohet rëndë për shkelje në trafik

Portieri i Ipswich Town, Arijanet Muric, është gjobitur me më shumë se 27.000 euro pasi pranoi fajësinë për dy shkelje në trafik.

Muric, 26 vjeç, u akuzua për drejtim të automjetit pa siguracion të palës së tretë në një Bentley Bentayga në “Saint Margaret’s Street”, në Ipswich. Ai gjithashtu u akuzua për përdorim të telefonit celular gjatë drejtimit të makinës.

Portieri kosovar pranoi fajësinë dhe u dënua me një gjobë prej 21,412 funtesh dhe gjashtë pikë në patentë për mungesën e siguracionit në një seancë në Gjykatën e Magjistraturës së Suffolk të martën.

Ndërkohë, për shkeljen e përdorimit të telefonit celular gjatë drejtimit, nuk iu dha ndonjë dënim i veçantë.

Shkeljet kanë ndodhur në gusht të vitit të kaluar. Përveç gjobës kryesore, Muric u dënua edhe me një tarifë shtesë prej 2,000 funtesh për viktimat si dhe një tarifë gjyqësore prej 110 funtesh.

TË FUNDIT