Muric jo i rehatshëm, afër largimit nga Ipswich
M

Muric jo i rehatshëm, afër largimit nga Ipswich

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric, pritet të largohet nga Ipswich Town gjatë kësaj vere.

Ai u bashkua me klubin anglez verën e kaluar nga Burnley dhe u bë portieri i parë pas promovimit të Ipswich në Premier League.

Sipas asaj që raporton gazetari sportiv, Dominik Schneider, interesim për gardianin kosovar ka shprehur Sassuolo të cilët sapo janë inkuadruar në Serie A, gjithashtu edhe AS Monaco ka shpreh interesim për të, transmeton AutoPortali.

Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një marrëveshje huazimi apo transferim të përhershëm.

Mbetet të shihet në ditët në vazhdim se ku do të vazhdojë portierin Kosovar karrierën e tij si futbollist profesionist. /AutoPortali

TË FUNDIT