Muriqi afër rikthimit në Turqi
M

Muriqi afër rikthimit në Turqi

Vedat Muriqi mund të rikthehet në futbollin turk, ku kishte bërë emër me Rizespor dhe Fenerbahçen.

Pas eksperiencës së mirë në Mallorca, ku luajti tri vite e gjysmë, tani duket se është gati të largohet nga Spanja, transmeton AutoPortali.

Sipas mediave turke, Besiktasi, rivali i Fenerbahçes, ka shfaqur interes për sulmuesin kosovar dhe bisedimet kanë nisur.

Besiktasi kërkon përforcime në fazën ofanzive për sezonin e ardhshëm dhe Muriqi është në listën e tyre.

Muriqi ishte transferuar më parë në Lazio për 21 milionë euro, por dëshiron të rikthehet në Turqi, ku familja e tij ndihet mirë.

Me Mallorcën ka zhvilluar 118 ndeshje, ka shënuar 35 gola dhe ka bërë 11 asistime.

Besiktasi planifikon të bëjë një ofertë rreth 5 milionë euro për kartonin e lojtarit 31-vjeçar.

TË FUNDIT