Nëse jeni adhurues i makinave klasike, veçanërisht nga rajoni Midwest, mund të keni dëgjuar për Larry Klairmont, koleksionistin pas Klairmont Kollections Auto Museum në Çikago. Pas ndarjes së tij nga jeta në vitin 2021, muzeu mbeti në duart e partneres së tij dhe këtë vjeshtë, do të mbyllet përgjithmonë. Qindra makina, motoçikleta, skuterë dhe objekte të rralla automobilistike do të dalin në ankand në shtator.
Klairmont nisi si koleksionist pasionant, duke e kthyer një depo në muze dhe një biznes pastrimi në një perandori të pasurive të patundshme që i mundësoi mbledhjen e mbi 300 makinave. Që nga viti 2017, koleksioni i tij cilësohej si më i madhi i ekspozuar në Midwest, shkruan thedriver, transmeton AutoPortali.
Në koleksion gjen gjithçka – nga modele klasike deri te automjete të famshme të filmave, si Batmobile, Black Beauty dhe Mystery Machine. Por ylli i vërtetë i koleksionit është Lincoln Continental Concept Sedan 2002, një prototip me motor Aston Martin V12 dhe set bagazhesh të personalizuara.
Kjo makinë koncept, së bashku me pjesën tjetër të koleksionit, do të jetë pjesë e një ankandi të rrallë që pritet të tërheqë interesin e koleksionistëve në mbarë vendin.



