Napoli dorëzohet, ndërsa Everton shpreh interesim të madh për Zhegrovën
N

Napoli dorëzohet, ndërsa Everton shpreh interesim të madh për Zhegrovën

Ylli kosovar, Edon Zhegrova, ende nuk ka gjetur klubin e ri dhe po vazhdon përgatitjet për sezonin e ri, duke u përpjekur të rikuperohet nga lëndimi që e ka mbajtur jashtë fushave që nga dhjetori i kaluar.

Ai nuk pritet të luajë më me Lillen ndërsa interesimi për anësorin e djathtë nuk mungon.

Sipas mediave britanike, Evertoni ka shprehur interesim për “Messi i Kosovës”, teksa portali “Goodison Neës” raporton se klubi anglez ka nevojë për përforcime në krahët e sulmit dhe e sheh Zhegrovën si zgjedhjen ideale, transmeton AutoPortali.

Përveç Evertonit, në garë për kartonin e kosovarit, është edhe Newcastle United të cilët kanë shfaqur interes për futbollistin, me një vlerë transferimi të parashikuar prej 20-25 milionë eurosh.

Gjithashtu, klube italiane si Milani, Juventusi, Napoli, Roma dhe Atalanta, si dhe skuadra turke Fenerbahçe kanë shprehur interesim më heret për yllin e Kosovës.

Në sezonin 2024/25, para lëndimit, Zhegrova luajti 21 ndeshje, shënoi 8 gola dhe krijoj 2 asistime.

Ai iu bashkua Lilles nga Baseli në vitin 2022 dhe tashmë ndodhet në vitin e fundit të kontratës. /AutoPortali

TË FUNDIT