Skuadra italiane, Napoli ka shprehur interesim për transferimin e legjendës gjermane, Thomas Muller.
Napoli ditëve të fundit ka arritur marrëveshje me ylli e Manchester City, Kevin de Bruyne, ndërsa tani shpreh interesim që të përforcohet edhe më shume, përcjell AutoPortali.
Sipas “Fichajes” veterani gjerman, 36 vjeç, do të largohet nga Bayern Munich pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube, duke i dhënë fund një aventure të jashtëzakonshme prej 17 vitesh në ekipin e parë dhe 25 në total me klubin bavarez.
Ditët në vijim priten të jenë vendimtare për të ardhmen e legjendës gjermane, ndërsa skuadra e Napolit është duke vazhduar të shpreh interesim për shumë yje të tjerë, në mënyrë që të fillojnë sezonin e ardhshëm me prurje të reja. /AutoPortali/



