Nata e portierëve, Alisson me statistika mbresëlënëse
N

Nata e portierëve, Alisson me statistika mbresëlënëse

Nëse Liverpooli fitoi 1-0 në “Parc des Princes”, duhet të falënderojë Harwey Elliott, që shënoi golin vendimtar, por mbi të gjitha portierin e vet, Alisson Becker.

“Ndoshta ishte paraqitja më e mirë e jetës sime”, deklaroi braziliani për “TNT Sports”.

“Trajneri na kishte paralajmëruar sa e vështirë do të ishte të luanim kundër PSG-së, sa të aftë janë parizienët me topin dhe se duhej të ishim gati për të vuajtur. E dinim çfarë na priste. Ishte një natë e shkëlqyer për ne”.

Liverpooli arriti fitore të jashtëzakonshme në ndeshjen e parë 1/8 finale të Champions League, falë një goli të Harvey Elliott.

Megjithatë, heroi i vërtetë ishte Alisson, i cili bëri 9 pritje vendimtare, duke e mbajtur portën e tij të paprekur përballë sulmit të fuqishëm të PSG-së.

Ky ishte numri më i lartë i pritjeve që braziliani ka bërë ndonjëherë me fanellën e “Reds”.

Me këtë rezultat, Liverpooli do të ketë avantazhin minimal për ndeshjen e kthimit në “Anfield”.

TË FUNDIT