NBA Summer League, një verë e nxehtë me ndeshe interesante në Basketoll
N

NBA Summer League, një verë e nxehtë me ndeshe interesante në Basketoll

NBA Summer League 2025 do të zhvillohet nga 10 deri më 20 korrik në qytetin e Las Vegas, duke sjellë në fushë të gjitha 30 skuadrat e NBA-së.

Ndeshjet do të luhen në dy palestra kryesore, Thomas & Mack Center dhe Pavilion, të vendosura në kampusin e Universitetit të Nevadës në Las Vegas.

Sipas mediave amerikane në këtë edicion, secili ekip do të luajë të paktën pesë ndeshje gjatë fazës së grupeve, që do të zhvillohen nga 10 deri më 18 korrik, transmeton AutoPortali.

Më pas, katër skuadrat më të mira do të kalojnë në play-off, ku do të përballen në gjysmëfinale më 19 korrik dhe finalen më 20 korrik.

Ekipet që nuk arrijnë të kalojnë fazën e play-off-it do të luajnë ndeshje për të përcaktuar renditjen finale në ligë.

NBA Summer League është një mundësi unike për të parë talente të rinj dhe lojtarë të sapo draftuar, të cilët kërkojnë të sigurojnë një vend në skuadrat e tyre profesionale.

Përveç ndeshjeve, organizatorët kanë planifikuar aktivitete speciale dhe evente të ndryshme ku tifozët do të kenë mundësi të takojnë legjenda të NBA-së.

Të gjitha ndeshjet e Summer League do të transmetohen drejtpërdrejt në kanalet ESPN dhe NBA TV, si dhe do të jenë në dispozicion për transmetim online përmes aplikacionit ESPN.

Biletat për ndeshjet mund të blihen përmes faqes NBAEvents.com.

NBA Summer League 2025 pritet të jetë një event emocionues dhe një shfaqje e ardhshme e yjeve të basketbollit profesionist.

 

TË FUNDIT