NBA vazhdon me ndeshje “të zjarrta”
N

NBA vazhdon me ndeshje “të zjarrta”

Boston ka fituar 112-98 në fushën e Washington, duke u përforcuar në pozitën e dytë në Konferencën e Lindjes. Takim ku Celtics diktuan në fushë, me 7 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë. Tatum me 28 pikë e 12 kërcime ishte më i miri për mysafirët.

Rikthehet te suksesi edhe skuadra e Lakers, që mundi 116-110 rivalët e Memphis, në një ndeshje të ekuilibruar. Ndeshje magjike për Anthony Davis, që realizoi 40 pikë e 16 kërcime, lider në fushë për kalifornianët.

Pas një ndeshje spektakolare, ekipi i Dallas fitoi 143-133 ndaj Golden State.

Si mysafire fitoi edhe Minnesota, që falë 26 pikëve të Edwards mundi 106-92 San Antonio, ndërsa Phoenix triumfoi 116-109 ndaj Portland, sfidë ku diferencën në fushë e bëri Devin Booker me 28 pikë.

Rezultatet:
Indiana – New Orleans 119-104
Orlando – New York 91-100
Washington – Boston 98-112
San Antonio – Minnesota 92-106
Phoenix – Portland 116-109
Golden State – Dallas 133-143
Lakers – Memphis 116-110

 

TË FUNDIT