Ndriçohet ndërtesa e Qeverisë për Ditën e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
N

Ndriçohet ndërtesa e Qeverisë për Ditën e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Sot ndërtesa e Qeverisë ka marrë pamje më ndryshe se ditëve tjera.

Ky ndryshim është bërë për këtë arsyje.

Në shënim të Ditës së të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës është ndriçuar me lulen simbolike që përfaqëson të mbijetuarat e të mbijetuarit e këtij krimi lufte“, thuhet në njoftim, përcjell AutoPortali.

Vendosja e lules anemonë, në kuadër të fushatës “Bëhu zëri im”, bëhet në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale dhe luftim të stigmës që akoma mbizotëron në shoqëri ndaj dhunës seksuale, të përdorur si armë lufte nga Serbia në Kosovë“, përfundon njoftimi./AutoPortali/

TË FUNDIT