Gjëja me e pazakontë ka ndodhur ditëve të fundit në futbollit brazilian.
Në një ndeshje futbolli amator, ndodhi ajo që nuk pritej fare, gjyqtari kryesor i ndeshjes u vë në pranga.
Policia braziliane hyri në fushë dhe e arrestuan gjyqtarin në mes të fushës në qytetin Guaruja, transmeton AutoPortali.
Pamjet e publikuara në disa faqe të ndryshme në rrjetin social “X”, janë bërë virale, ku shihet se si gjyqtari Ederson Carlos da Silva, jep një karton të verdhë për një lojtar dhe vetëm pak çaste më vonë, rrethohet nga oficerë të armatosur me jelekë antiplumb dhe dërgohet në pranga jashtë fushës.
Sipas Daily Mail, gjyqtari në fjalë nuk ishte vetëm gjyqtar futbolli, por edhe pjesë e një rrjeti të trafikimit ndërkombëtar të drogës, ku ishte i dyshuar për një kontrabandim të drogës në vitin 2024, ndërsa tani është vërtetuar se ai ishte pjesë e një organizate kriminale.
Hetimet ndaj tij kanë nisur që në nëntor të vitit 2024, kur autoritetet ndaluan një ngarkesë me 450 kilogramë kokainë në Sao Paulo.
Arrestimi në mes të ndeshjes ka tronditur komunitetin sportiv lokal, ndërsa autoritet braziliane kanë bërë të ditur se do të shkojnë deri në fund të hetimit të këtij rasti. /AutoPortali



