Në fundjavë katër, të martën një ndeshje e javës së 16-të
N

Në fundjavë katër, të martën një ndeshje e javës së 16-të

Në fundjavë dhe të martën do të zhvillohet xhiroja e 16-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Të shtunën në Gjilan, Drita do të jetë nikoqir i Dukagjinit, ndërsa po të shtunën, Prishtina përballet me Gjilanin në “Fadil Vokrri”.

Të dielën luhen edhe dy ndeshje tjera mjaft interesante.

Pas fitores së parë sezonale, Feronikeli ‘74 udhëton për t’u ndeshur me Malishevën, kurse, kampioni në fuqi, Ballkani do të jetë mysafir i Ferizajt.

Të martën, luhet ndeshja e fundit e javës së 16-të në mes Suharekës dhe Llapit.

TË FUNDIT