Në mesjavë, gjysmëfinalja e Kupës
N

Në mesjavë, gjysmëfinalja e Kupës

Në mesjavë do të zhvillohen ndeshjet e para të gjysmëfinales në kuadër të Kupës së Kosovës.

Të mërkurën lideri i tabelës, Drita do të presë në stadiumin me bari artificial të Gjilanit ekipin kryeqytetas, Prishtinën.

Gjyqtar kryesor i kësaj ndeshjeje është përcaktuar Ilir Memeti.

Gjilanasit arritën në gjysmëfinale pasi mposhtën Prishtinën e Re, ndërsa Prishtina ishte më e mirë se  Vëllaznimi.

Të enjten, Llapi në stadiumin “Zahir Pajaziti” do të presë ekipin e Ligës së Parë, Drenicën. Drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajë Dardan Caka.

Llapi arriti në gjysmëfinale pasi mposhti Malishevën, ndërsa Drenica e eleminoi Ferizajn.

Këto ndeshje do të zhvillohen nga ora 15:00.

TË FUNDIT