Në prag të garës në Silverstone, njihuni me një histori tjetër
N

Në prag të garës në Silverstone, njihuni me një histori tjetër

Silverstone mund të jetë pista më moderne në Mbretërinë e Bashkuar, por nëse pyesni motoristët, është larg të qenit më e dashura. Sepse ky titull i takon “Donington Parkut”.

Gjatë historisë, Çmimi i Madh i Britanisë në kampionatin MotoGP është zhvilluar vetëm në tre pista: në Ishullin e Manit, në “Donington” dhe në “Silverstone”, i cili u bë shtëpia e përhershme e garës në vitin 2010.

Megjithatë, tani është momenti ideal për të folur për “Donington Park”.

Bëhet fjalë për pistën më të vjetër në Mbretërinë e Bashkuar që ende është në funksion, dhe është ndërtuar ndërmjet Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ushtria e përdori si depo, dhe më pas ajo pothuajse u rrënua plotësisht, derisa u mor në dorëzim nga ndërtuesi lokal Tom Vitkroft. Gara u rikthye në “Donington” në vitin 1977, nën drejtimin e Vitkroftit dhe në vitin 1993 ajo ishte mikpritëse e një prej garave më të famshme në historinë e Formulës 1, si dhe u bë një nga destinacionet më të dashura të kampionatit MotoGP.

Gara për Çmimin e Madh të Britanisë fillon të premten në orën 10:00.

TË FUNDIT