Nëntë skuadra të mëdha evropiane interesohen për Olmon
N

Nëntë skuadra të mëdha evropiane interesohen për Olmon

Barcelona në verën e kaluar shpenzoi 50 milionë funte për të nënshkruar me Dani Olmon nga RB Leipzig.

Por gjendja e rëndë financiare e katalanasve bëri që ata të mund ta regjistronin spanjollin vetëm për gjysmën e parë të sezonit.

Barça po punon nën kufizime të rrepta financiare të vendosura nga La Liga pas rënies së një borxhi prej 1 miliard funtesh. Drejtuesit e kampionatit u dhanë atyre një dispenzim të veçantë për të shtuar Olmon, 26 vjeç, në skuadrën e tyre deri më 31 dhjetor.

Por ata deri më tani kanë refuzuar përpjekjet e Barcelonës për të regjistruar kampionin e EURO 2024 për pjesën tjetër të sezonit dhe një sfidë ligjore nga gjigantët e “Camp Nou” ka dështuar.

Olmo mësohet se ka një klauzolë në kontratën e tij që e lejon atë të largohet falas nëse nuk mund të luajë dhe sipas mediave britanike, tashmë gjashtë klubet e mëdha të Premier League do të përpiqen ta transferojnë atë.

Liverpool, Chelsea, Tottenham, Manchester United, Manchester City dhe Arsenal synojnë transaferimin e Olmos.

Mirëpo, thuhet se klubet angleze do të përballen me konkurrencë nga Bayern Munich, Bayer Leverkusen dhe Paris Saint-Germain.

 

TË FUNDIT