New York ka fituar ndaj Indianas me rezultat 106-100 në ndeshjen e tretë finale play off të Konferencës së Lindjes në NBA, duke rihapur garën për titullin kampion.
Një ndeshje me rivalitet gjatë gjithë kohës, ku të dyja ekipet dueluan për fitoren. Indiana, që fitoi dy takimet e para jashtë fushe, këtë herë zhgënjeu në fushën e saj.
Gjithsesi, Indiana udhëheq 2-1 serinë. Karl-Anthony Towns me 24 pikë e 15 kërcime si dhe Jalen Brunson me 23 pikë u dalluan për nju-jorkezët.
Në kahun tjetër, Tyrese Haliburton realizoi 20 pikë për Indianan, por që s’mjaftuan për të fituar.
Edhe ndeshja e katërt do të luhet në fushën e Indiana.
Konferenca e Lindjes-Finale
New York – Indiana 106-100 (1-2)
Konferenca e Perëndimit-Finale
Oklahoma – Minnesota (2-1)



