Santos është afër një marrëveshjeje për të rinovuar kontratën e Neymar, që skadon më 30 qershor.
Presidenti Marcelo Teixeira pritet të takohet nesër me babanë e Neymar për të diskutuar zgjatjen e kontratës, transmeton AutoPortali.
Kushtet për një kontratë njëvjeçare janë përcaktuar dhe klubi pret përgjigje deri të martën. Pas takimit, babai i Neymar do t’i paraqesë ofertën lojtarit për miratim.
Santos synon të zyrtarizojë rinovimin deri të enjten, para se skuadra të rikthehet në stërvitje.
Kontrata e re përfshin paga bazuar në performancë dhe objektiva, ndërsa klubi do të paguajë 13 milionë eurot e mbetura deri në dhjetor 2026.



