Neymar shënon gol të rrallë (VIDEO)
N

Neymar shënon gol të rrallë (VIDEO)

Neymar Junior është duke e rikthyer dita-ditës formën e tij optimale.

Ylli brazilian e shënoi një gol të rrallë mbrëmë direkt nga korneri, ndërsa i dhuroi edhe dy asistime në fitoren e Santosit me rezultat të pastër, 3:0 ndaj Inter Limeira në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Campeonato Paulista.

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe i Paris Saint-Germainit gjuajti direkt nga korneri për ta qëlluar shtyllën dhe për të përfunduar topi në rrjetë në minutën e 27-të.

Ky ishte goli i dytë i numrit 10 që prej rikthimit të tij tek “Albinese” pasi e mbylli kontratën miliona-dollarëshe me ekipin nga Arabia Saudite, Al-Hilal, me të cilin i kishte zhvilluar vetëm 7 ndeshje në 17 muaj, shkaku i një lëndimi të rëndë në gju.

TË FUNDIT