Nga viti 2028, Formula 1 “zbarkon” edhe në këtë shtet
N

Nga viti 2028, Formula 1 “zbarkon” edhe në këtë shtet

Qeveria e Tajlandës ka miratuar zyrtarisht organizimin e garës së parë të aadhe të Formula 1 në Bangkok, që do të nisë nga viti 2028. Me një buxhet prej rreth 1 miliard euro, garat pritet të zhvillohen në kryeqytet deri në vitin 2032, nëse marrëveshja aprovohet nga drejtuesit e Formula 1.

Rruga e pistës rrugore në Bangkok nuk është zbuluar ende, por mund të përfshijë zonën pranë tregut Chatuchak, një destinacion i njohur për turistët.

Kryeministrja Paetongtarn Shinawatra e ka cilësuar këtë si një “hap të madh përpara”. Bangkok pret që gara të sjellë deri në 520 milionë euro të ardhura dhe prej muajsh po negocion me promotuesit e Formula 1.

Aktualisht në Azinë Juglindore zhvillohet vetëm gara e Singaporit, pasi Malajzia u tërhoq nga kalendari në 2017, ndërsa gara e Vietnamit u anulua në 2020 për shkak të pandemisë.

TË FUNDIT