Bayern Munich është pranë arritjes së marrëveshjes për transferimin e Nico Williams nga Athletic Bilbao.
22-vjeçari konsiderohet si një përforcim prioritar për repartin ofensiv të klubit gjerman.
Sipas “Sky Sport”, drejtuesit bavarezë Max Eberl dhe Christoph Freund kanë zhvilluar një takim fillestar me përfaqësuesit e lojtarit, ndërsa vetë Williams ka shprehur gatishmërinë për të kaluar në Bundesliga, transmeton AutoPortali.
Klauzola e lirimit të tij kap vlerën e 58 milionë eurove, ndërsa lojtari kërkon një pagë vjetore prej rreth 20 milionë eurosh.
Bayern po vlerëson aspektet financiare të marrëveshjes, ndërsa e sheh Williams si pjesë të rindërtimit të skuadrës për sezonin e ardhshëm.
Ky transferim shihet si sinjal i ambicieve të klubit për të rikthyer dominimin në Gjermani dhe suksesin në Evropë.



