Norris ndihet “i shuar”
N

Norris ndihet “i shuar”

Piloti i McLarenit, Lando Norris, tha se fitorja në garën e Formula 1 për Çmimin e Madh të Hungarisë sot ishte një rezultat i përsosur për të.

“Jam i shuar. Jam i shuar. Ishte shumë e vështirë. Nuk e kishim planifikuar ndalesën e vetme në bokse, por pas xhiros së parë ajo ishte disi e vetmja mundësi për t’u rikthyer në garë. Në fund, Oscar më arriti dhe unë dhashë maksimumin, pa asnjë rezervë. Prandaj kjo fitore ka edhe më shumë vlerë. Sot arrita rezultatin perfekt”, tha Norris pas garës.

Norris fitoi në Hungaroring dhe shënoi fitoren e tij të pestë këtë sezon. Ai arriti te fitorja pas një përballjeje të fortë në fund me shokun e skuadrës, Oscar Piastri, falë një strategjie të suksesshme me vetëm një ndalesë në bokse.

“Nuk mendoja se kjo strategji do të na sillte fitoren, mendoja se ndoshta do të na jepte vendin e dytë. E dija se nëse kisha pistë të pastër përpara meje, mund ta ktheja situatën në favorin tim dhe këtë e bëra. Gjëra të tilla janë gjithmonë lojë fati, por gjithashtu kërkojnë të mos bësh gabime, të kesh xhiro të mira, një strategji të mirë dhe ne e kishim këtë herç”, shtoi ai.

Aktualisht Norris është i dyti në kampionat, me një diferencë prej nëntë pikësh ndaj Piastrit.

“U përballëm aq ngushtë, saqë është vështirë të thuash kush kishte përparësi. Ishte e vështirë, por argëtuese të garosh kundër Oscarit. E përgëzoj, garoi mirë dhe më sulmoi, por unë arrita të qëndroj përpara”, shtoi Norris.

TË FUNDIT