Norris “tregon” kush mund ta fitojë titullin e kampionit   
N

Norris “tregon” kush mund ta fitojë titullin e kampionit   

Nënkampioni në fuqi i Formula 1, Lando Norris, ka hedhur poshtë idenë se gara për titullin kampion këtë sezon është reduktuar vetëm në dy emra, atë në mes tij dhe shokut të tij të skuadrës, Oscar Piastri.

“Nëse e shikojmë matematikisht, pothuajse të gjithë pilotët kanë ende mundësi për ta fituar kampionatin. Prandaj, nëse dikush mendon se gjithçka sillet vetëm rreth meje dhe Oscarit, mendoj se kjo është disi qesharake. Ka ende shumë gara dhe shumë mundësi. Max (Verstappen) mund të rikthehet. Edhe Ferrari ka ende shanse,” tha britaniku në një konferencë për shtyp para Çmimit të Madh të Spanjës.

Pas një të tretës së sezonit, australiani Piastri kryeson në renditjen e përgjithshme me vetëm tre pikë më shumë se Norris, ndërsa kampioni katër herë radhazi, Max Verstappen, ndodhet 25 pikë larg vendit të parë.

“Po përballemi me Max çdo fundjavë. Ka qenë disa herë në podium dhe ka fituar disa gara. Na mundi në Imola, me plot meritë, sepse ishte më i shpejtë. Nuk shoh asnjë arsye pse të mendohet se gjithçka është mes meje dhe Oscarit,” shtoi Norris.

Sezonin e kaluar, 25-vjeçari nga Britania u përfshi në një duel të fortë për titullin me Verstappenin, duke arritur ta sfidojë seriozisht, por pa arritur ta ndalë në rrugën drejt titullit të tij të katërt kampion radhazi.

TË FUNDIT