“Nuk dal në foto” mediat italiane e bëjnë çështje të kryer transferimin e Jasharit në AC Milan

“Nuk dal në foto” mediat italiane e bëjnë çështje të kryer transferimin e Jasharit në AC Milan

Mesfushori shqiptar Ardon Jashari nuk mori pjesë në foto sesionin zyrtar të ekipit të Club Brugge të enjten, mes spekulimeve të forta për një kalim të mundshëm te Milani këtë verë.

Sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport, lojtari 21-vjeçar po bën presion për të realizuar transferimin drejt kuqezinjve sa më shpejt, transmeton AutoPortali.

Ai ka rifilluar stërvitjen me pjesën tjetër të ekipit këtë javë, por qëndrimi i tij tregon qartë pakënaqësi dhe dëshirë për largim.

Milani ka paraqitur një ofertë zyrtare prej 32.5 milionë euro plus 2 milionë euro bonuse, por Club Brugge nuk ka dhënë ende një përgjigje përfundimtare, klubi belg e konsideron Jasharin një element kyç për sezonin e ardhshëm dhe nuk është i gatshëm të heqë dorë lehtësisht prej tij.

Refuzimi për të qenë pjesë e fotosesionit ekipor shihet si një mesazh simbolik i lojtarit për drejtuesit e klubit, duke sinjalizuar vendosmërinë për të kaluar në radhët e gjigantëve italianë.

Jashari që është një prej talenteve më të kërkuar të momentit në futbollin evropian, ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha. /AutoPortali

TË FUNDIT