Sulmuesi uruguajan Darwin Nunez pritet të largohet nga Liverpooli dhe do t’i bashkohet Napolit.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Nunez i ka dhënë dritën jeshile Napolit dhe është njohur me projektin e trajnerit Antonio Conte, transmeton AutoPortali.
Marrëveshja mbetet në pritje të detajeve financiare, pasi Liverpool kërkon një shumë të konsiderueshme për transferimin, ndërsa paga e sulmuesit është gjithashtu një pikë diskutimi.
Që nga ardhja në Liverpool në vitin 2022, Nunez ka zhvilluar rreth 140 ndeshje, duke shënuar 40 gola dhe dhënë 26 asistime.



