Ogier fitues i garës rally në Portugali
O

Ogier fitues i garës rally në Portugali

Piloti i Toyotas, Sebastien Ogier, ka fituar garën e Kampionatit Botëror të Rally (WRC) në Portugali, duke shënuar kështu fitoren e tij të 63-të në këtë kampionat.

Kampioni i shtatëfishtë botëror la pas vetes estonezin Ott Tänak nga Hyundai (me 8.7 sekonda diferencë), ndërsa vendin e tretë e zuri shoku i tij i skuadrës, finlandezi Kalle Rovanperä (me 12.2 sekonda diferencë).

Në pesëshen e parë u rendit edhe kampioni aktual botëror, belgu Thierry Neuville (Hyundai), si dhe japonezi Takamoto Katsuta (Toyota), ndërsa lideri aktual i kampionatit, britaniku Elfyn Evans nga Toyota, përfundoi në pozitën e gjashtë.

Në renditjen e përgjithshme, pas pesë garash të zhvilluara, prin Evans me 118 pikë, i ndjekur nga Rovanpera me 88 pikë, ndërsa dominimin e Toyotas e konfirmon edhe vendi i tretë i Ogier me 86 pikë.

Gara e radhës do të zhvillohet në Sardenjë, nga data 5 deri më 8 qershor.

TË FUNDIT