Oklahoma fiton derbin e kryesuesve
O

Oklahoma fiton derbin e kryesuesve

Oklahoma ka fituar ndaj Cleveland me rezultat 134-114  në përballjen mes dy ekipeve më të mira këtë sezon në NBA.

Një ndeshje e dominuar nga vendasit, ku Alexander Shai ishte i papërmbajtshëm në fushë, autor i 40 pikëve. Tashmë të dyja ekipet kanë të njëjtin numër fitoresh e humbjesh (34/6).

Fitore të rëndësishme në udhëtim korri Phoenix, që mundi Washingtonin me shifrat 130-123, ndeshje ku shkëlqeu Devin Booker, autor i 37 pikëve. Ai u mbështet edhe nga Durant me 23 pikë.

Indiana, falë 54 pikëve të dyshes Siakam-Turner, mundi 111-100 Detroit në fushën e këtij të fundit.

Paraqitje të mirë bëri Clippers, që mundi 118-98 Portland. Vendimtar stoli i ekipit kalifornian, nga ku erdhën 46 pikë.

Rezultatet:
Detroit – Indiana 100-111
Washington – Phoenix 123-130
Oklahoma – Cleveland 134-114
Portland – Clippers 89-118
Sacramento – Houston 132-127

TË FUNDIT