Oklahoma, në fitore larg finales së madhe
O

Oklahoma, në fitore larg finales së madhe

Oklahoma ka fituar me rezultat 128-126 ndaj Minnesotas në ndeshjen e katërt finale play off të Konferencës së Perëndimit në NBA. Një fitore e vështirë për Thunder, që tashmë udhëheqin 3-1 serinë dhe janë një fitore larg titullit në Perëndim.

Fitorja erdhi në momentet e fundit për mysafirët, që triumfuan falë 40 pikëve dhe 10 asistime të Alexander Shai, më i miri në fushë. Mirë u paraqit edhe Jalen Williams me 34 pikë, një dyshe që shkëlqeu.

Për Minnesotan, stoli bëri diferencën në këtë ndeshje, nga ku erdhën 64 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar edhe pse tri lojtarë realizuan mbi 20 pikë.

Ndeshja e radhës luhet në fushën e Oklahomas.

Konferenca e Lindjes-Finale
New York – Indiana (1-2)

Konferenca e Perëndimit-Finale
Oklahoma – Minnesota 128-126 (3-1)

TË FUNDIT