Oklahoma ka pësuar humbje nga Minnesota me rezultat 128-131, në ndeshjen në të cilën fituesi u përcaktua pas kohës shtesë.
Gjithsesi, skuadra e Thunder ruan kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit.
Denver fitoi në udhëtim te Indiana me shifrat 125-116. Gordon me 25 pikë udhëhoqi skuadrën e Nuggets, tek e cila 6 lojtarë realizuan mbi 10 pikë.
Fitore të lehtë korri Chicago, që falë 48 pikëve të dyshes Giddey-Huerter mundi Philadelphian 142-110.
Detroit fitoi ndaj LA Clippers me rezultat 106-97 në një përballje të ekuilibruar. Cunningham me 32 pikë ishte lider për vendasit.
Zhgënjeu Miami, që u mund 98-86 nga Atlanta. Vendimtar ishin basketbollistët që u inkuadruan nga bankina e skuadrës vendëse, nga të cilët u shënuan 49 pikë.
Rezultatet:
Detroit – Clippers 106-97
Indiana – Denver 116-125
Philadelphia – Chicago 110-142
Washington – Brooklyn 107-99
Atlanta – Miami 98-86
Oklahoma – Minnesota 128-131
Utah Jazz – Portland 112-114
Sacramento – Charlotte 130-88



