Oklahoma, vetëm një fitore larg titullit
O

Oklahoma, vetëm një fitore larg titullit

Oklahoma ka fituar ndaj Indianas me  rezultat 120:109 në ndeshjen e pestë  finale të play offit në NBA dhe tashmë udhëheq 3-2 serinë e takimeve. Kjo është hera e parë në këto finale që Oklahoma del në avantazh.

Sfida e luajtur në shtëpinë e Thunder u dominua nga basketbollistët vendës, që triumfuan falë Jalen Williams dhe Alexander Shai. I pari realizoi 40 pikë, ndërsa i dyti shënoi 31 pikë e 10 asist.

Një dyshe që bëri diferencën në fushë. Për Indiana, Pascal Siakam realizoi 28 pikë, por që s’mjaftyuan për të fituar. Indiana synon të rikthejë ekuilibrin në sfidën e gjashtë, që e luan në shtëpinë e saj.

Gjithsesi, Oklahoma tashmë është një fitore larg titullit kampion dhe ka dy ndeshje për ta arritur atë. Sfida e radhës do të jetë për “jetë e vdekje” për Indianan.

TË FUNDIT