Legjenda e futbollit anglez, në muajin gusht pati parashikuar që Manchester City do të luftojë për t’u futur në Top-4 të Ligës Premiere.
Për të justifikuar mendimin e tij, Owen foli për fundin e ciklit, duke vënë në dukje edhe pasojat e mundshme të hetimit të vazhdueshëm për “krimet financiare”.
“Manchester City do të luftojë për të hyrë në ‘Top 4’ të Premier League”. Nëse kjo “profeci” mund të duket e qartë sot, sigurisht që nuk ishte më 16 gusht, kur Michael Owen bëri këto deklarata.
Të shtunën e kaluar, “Citizens” pësuan një tjetër humbje në Premier League (2-1 kundër Aston Villa), duke u zhytur edhe më tej në renditje (tashmë janë në vendin e shtatë, 12 pikë pas Liverpoolit).
Në dymbëdhjetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, skuadra e Guardiolës ka arritur vetëm një fitore, krahasuar me nëntë humbje dhe dy barazime.
“Titulli është në duart e Manchester Cityt, por unë mendoj se ata mund të pengohen këtë vit”, tha ish-sulmuesi i Realit dhe Liverpoolit. “Ata patën një udhëtim të jashtëzakonshëm sezonin e kaluar, por në një moment ata do të dështojnë”.



