Parashikohen lëvizjet e pilotëve në skuadrat e Formula 1
P

Parashikohen lëvizjet e pilotëve në skuadrat e Formula 1

Sergio Perez është gjithnjë e më pranë një marrëveshjeje me ekipin e ri Cadillac për sezonin 2026 në Formula 1. Jonathan Wheatley, aktualisht drejtues i Sauber-Audi, e mbështet fuqishëm me deklarata pozitive për ritmin dhe përvojën e tij, duke e quajtur “profili i duhur” për debutimin e amerikanëve në F1.

Ndërkohë, Valtteri Bottas është përfolur për vendin e dytë te Cadillac, por gjithçka tregon se finlandezi është më afër Alpine. Ai po negocion me ekipin francez, që kërkon të zëvendësojë Franco Colapinto, pas një serie garash të dobëta.

Tregu i pilotëve për vitin 2026 po bëhet gjithnjë e më aktiv, me ndryshime të mëdha në horizont, përfshirë debutimin e Audi dhe Cadillac si ekipe të reja në grilën e F1.

TË FUNDIT